Gazetari Kastriot Myftaraj ka shkruan se bosi i bankave dhe mediave, Artan Santo, i vrarë në mënyrë mafioze në mes të ish Bllokut, kishte konflikte pronësie me Irfan Hysenbelliu.
Ky detaj zbulohet pasi SPAK ka hapur dosjen e vrasjes së Santos, për të ngekur deri në fund pistat e hetimit.
Poatimi i plotë i Kastriot Myftaraj
“Sa rrjedha të çuditshme merr jeta e njeriut! Në vitin 1981 Fania (Irfan Hysenbelliu), oligarku i sotëm, kur ishte djalë 22 vjeçar shkoi në Shkodër të takonte kushëririn e tij nga i njëjti fshat, Potomi i Skraparit, Agron Nano (në atë kohë e kishte mbiemrin “Nana”) që ishte oficer i Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër. Fania donte që kushëriri ta ndihmonte të bëhej polic në Shkodër.
Ndodhi që Fania të shkonte kur lindi djali i Agronit, Gledisi, sot Drejtor i Antiterrorit në Policinë e Shtetit. -Megjithëse kishte gëzim se i kishte lindur djali, nuk bëri gjë për të më ndihmuar, i tha Fania një shokut të tij që ma ka treguar këtë histori.
Por fati e solli që Gledisi të bëhet roje i Fanes. Qëkurse janë strehuar afganët në resortin turistik “Prestige” të Fanes në bregdetin e Kavajës, Gledis Nano ka shkuar disa herë atje ditën dhe natën për t’ u treguar i zellshëm ndaj ambasadës amerikane që i dha edhe një dekoratë me rastin e 40 vjetorit të lindjes.
-E o kushëri, në krye të detyrës, mirë bën se i kemi amanet amerikan. Kur je ti roje ndjehem edhe unë më i sigurt!- I thotë Fania Gledisit.
Gledisi shan nëpër dhëmbë.
-Me zyra akoma andej afër Varrit të Bamit je?- Vazhdon Fania.
-Diku andej.- I përgjigjet Gledisi dhe për të mos ia lënë mangut e pyet: Ti akoma afër Varrit të Santos, ish-ortakut, i ke zyrat?
Fania i ka zyrat te ish-blloku i udhëheqjes komuniste, afër vendit ku u vra ish-ortaku i tij bankieri Santo të cilit i kishte borxhe dhe me të cilin kishte konflikte pronësie.
-Aty rrotull.- Thotë Fania dhe shton: Me atë tokën që ke në Yzberisht çfarë bëre, ke gjetur ndonjë investitor, nëse bie dakord me vëllain dhe motrën e marr përsipër unë.
-Nuk është e lehtë të biesh dakord, nuk janë të gjithë si ti që ia ke ndarë pjesën familjes së vëllait që vdiq tani, megjithëse letrat ishin vetëm në emrin tënd, kështu kam dëgjuar.- Thotë Gledisi.
-Thashetheme o kushëri, këtu jam pronar i vetëm unë, nuk kam ç’ të ndaj. Nejse, po të le se je në krye të detyrës, kam qenë vetë në këtë detyrë dhe e di. Të kam thënë që kam qenë në Shkodër kur linde ti. Babai yt desh të më mbante atje, të më vishte polic, por unë nuk pranova. E ndjeja se kisha një rrugë tjetër në jetë.- Thotë Fania dhe largohet.
Gledisi shan përsëri nëpër dhëmbë”.