Përzgjedhja apo refuzimi i ushqimit është një problem i zakonshëm me të cilin përballen të gjithë prindërit në një moment të caktuar, duke u kthyer shpesh në një vuajtje të madhe për prindërit. Në shumicën e rasteve është vetëm një fazë e cila kalon shpejt, por shpeshherë ka të bëjë dhe me hedhjen e bazave të një ushqyerje sa më të shëndetshme me të cilët fëmijët mësohen që gjatë fëmijërisë.
Më poshtë po iu prezantojmë një listë të thjeshtë të gjërave të cilat duhet bërë ose jo nga prindërit.
Gjerat që duhet të bëni:
Duhet të kufizoni konsumin e qumështit për fëmijën në një gotë në ditë;
Duhet që pijet dhe lëngjet të lejohen vetëm pas ushqimit;
Duhet të mundësoni që fëmija të pijë ujë atëherë kur është i etur;
Duhet ta lavdëroni shumë atëherë kur ushqimi është ngrënë;
Duhet ti ofroni shpesh ushqime të reja dhe ato të cilat i ka refuzuar më parë;
Duhet ti jepni mundësinë e zgjedhjes midis dy ushqimeve të cilat nuk i ka të preferuara;
Duhet ti ofroni çdo ditë 3 vakte të plota dhe 3 vakte të ndërmjetme. Bëhuni krijues në mënyrën sesi ia ofroni ushqimin fëmijëve.
Duhet ta kufizoni kohën e ushqimit 30 minuta për vaktet e plota dhe 15 minuta për vaktet e ndërmjetme.
Duhet të ushqeheni sëbashku me fëmijën, dhe kthejeni të ngrënit në një kohë të gëzuar për të gjithë familjen;
Duhet të përfshini fëmijët gjatë përgatitjes së ushqimit;
Duhet të mbani një listë të ushqimeve që fëmija do të hajë dhe shtoni ushqimet e reja të cilat nuk i njeh ose nuk i ka provuar më parë;
Mund të lexoni një histori apo përrallë gjatë ushqimit në mënyrë që fëmija të harrojë ushqimet që nuk i ka preferuara.
Gjerat që nuk duhet të bëni:
Nuk duhet të lejoni që fëmija të ushqehet me qumësht ose më lëngje përpara ose pas ushqimit;
Nuk duhet të ofroni një ushqim alternativ atëherë kur ushqimi i parë refuzohet;
Nuk duhet të bërtisni atëherë kur ushqimi refuzohet;
Nuk duhet të mendoni që nëse ushqimi refuzohet një herë atëherë ai do të rezufohet gjithmonë;
Nuk duhet ti jepni mundësinë e zgjedhjes midis një ushqimi që e pëlqen dhe një ushqimi që nuk e pëlqen;
Nuk duhet që ta lini fëmijën për një kohë të gjatë pa ushqim;
Nuk duhet ta zgjasni shumë procedurën e ushqimit të fëmijës;
Nuk duhet ta ndiqni fëmijën me pjatë nga mbrapa kur ata ngrihen nga tavolina;
Nuk duhet ta tregoni frustrimin tuaj si prind;
Mos i lejoni fëmijët që të ushqehen ndërkohë që po shohin televizor.