Presidenti Ilir Meta është shfaqur mbrëmjen e sotme buzë detit, aty ku pas një ecje të gjatë ka vendosur të ndalojë dhe të konsumojë petulla.
Meta në një postim në Facebook shkruan se petullave nga duart e gjysheve tona është vështirë t’i rezistosh.
Postimi i Metës
“Petulla katuni me të ik truni”.
Pas një ecje të gjatë buzë detit, nuk mund t’u rezistoja petullave si të gjysheve tona, nga duart e këtyre njerëzve të thjeshtë punëtorë, që shërbejnë me kaq dashuri.