Prapaskena

Nipi i Mirit të Xhikes, Erjon Rama me biznese nga Dhërmiu në Tiranë. Ku i mori paratë?! Lëvizja pas arrestimit të gruas së kokës së drogës

Publikuar: 31/08/2021

Në një dosje voluminoze për hapjen e bizneseve të reja nën dyshimin e mundësisë së pastrimit të parave të drogës, del në pah edhe emri Erjon Rama, nipi i Fatmir Ramës, i njohur si ‘Miri i Xhikes’, një nga bosët e parë të drogës në Shqipëri.

Erjon Rama, i panjohur në botën e biznesit më parë, të paktën në letra, gjatë tre viteve të fundit ka nisur të ekspozohet si aksioner në kompani baresh dhe restorantesh në zonat më frekuentuara në Tiranë dhe Dhërmi.
Erjon Rama del si administrator dhe aksioner i lokalit të faturave të kripura ‘CAPRI’ në kompleksin Green Coast në Palasë, Himarë, hapur muajt e fundit.

Gjithashtu, disa muaj më parë, ka hapur ‘CAPRICCIO’-n në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, duke poseduar mazhorancën e aksioneve.
Në 2018, Erjon Rama ka bërë një tjetër lëvizje, për të hapur ‘CAPRICCIO bar’, po në Tiranë.
I lakuar si objekt për atentate nga grupet e fuqishme të krimit, Erjon Rama shfaqet në bashkëpunim me personazhet Ardian Zykaj, Zamir Çollaku, Elton Memeti etj., por këta emra duket se janë thjeshtë maska dhe për humbur gjurmët.
Ku i ka marrë paratë Erjon Rama që po hedh në biznes?! A po pastron paratë e drogës së ‘Mirit të Xhikes’?!Kjo pyetje sigurisht që kërkon një përgjigje nga organet ligjzbautuese. Dyshimet shtohen pasi Erjon Rama ka në pronësi edhe pasuri të paluajtshme, ndërkohë që figuron pa një historik biznesi për t’i justifikuar. Rama i përket rrethit të ngushtë familjar të ‘Mirit të Xhikes’, i ekzekutuar në 29 Mars 2003, në kompleksin e tij Kartodrom, në afërsi të fshatit Lundër të Tiranës.
‘Miri i Xhikes’ njihet edhe si ‘Eskobari’ i parë i Shqipërisë, me lidhje shumë të forta me politikanët.

Në Prill të vitit 2018, policia arrestoi Manjola Priftin, ish-bashkëshortja e ‘Mirit të Xhikes’, për llogari të Interpol Romës. Ajo u arrestua për t’u ekstraduar, pasi ishte dënuar me 7 vite e 3 muaj burg për veprën penale ‘pjesëmarrje në organizata kriminale.’ Paratë e drogës i kanë investuar në pasuri të paluajtshme, hotele, klube nate, komplekse etj., të cilat janë frekuentuar edhe nga politikanë të nivelit të lartë. Por, për t’i shpëtuar nga sekuestrimi, një pjesë të parave dhe pasurive, dyshohet se i kanë kaluar në emrin e rrethit familjar.

Ditët e fundit, Shërbimi Informativ Shtetëror publikoi një raport, në të cilin thoshte se bosët e drogës i kanë kaluar pasuritë e tyre të krijuara me para të pista në emrin e të afërmve, për të larguar dyshimet, evituar hetimet dhe konfiskimin e pasurive.
Me ngritjen e SPAK, që është investimi i SHBA për të goditur krimin dhe korrupsionin në Shqipëri, bosët e drogës dhe familjarët e tyre, kanë intensifikuar lëvizjet për pastrimin e parave të pista dhe kamuflimin e pasurive që janë objekt sekuestrimi në bazë të ligjit anti-mafia.(Pamfleti)



Më të lexuarat