Prapaskena

Aludimi që po çmend Tiranën: Alfred Rrushaj është i biri ilegal i Alfref Mosiut

Publikuar: 31/08/2021

Gazetari provokativ dhe konspirativ Kastriot Myftaraj ka hedhur një aludim, sipas të cilit kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rrushsh është i biri ilegal i ish Presidentit, Alfred Mosiu.

Postimi i plotë i Kastriot Myftarajt

“Alfred Moisiu do të votohet sot në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike për të marrë detyrën e dyfishtë të nënkryetarit të Partisë Demokratike dhe kryetarit të grupit parlamentar të saj, duke qenë kandidati i vetëm, i propozuar nga Lulzim Hoxha, kryetari i partisë.
Në botë, disa njerëz, për shkak se e kanë të shkruar në fytyrë prejardhjen e vërtetë të tyre, rrijnë larg jetës publike, veçanërisht larg politikës. Por këta shkojnë me parimin: “S’ kam turp, s’ keni çfarë të më bëni!”
Një herë Cesare Borgia, të cilin Makiaveli e ka marrë si model për librin e tij “Princi” i tha një këshilltari me të cilin bisedonte lirisht se donte t’ i jepte dikujt një detyrë të rëndësishme, duke e bërë praktikisht nr. 2 pas tij.
-Por ai është i biri ilegal i një princi të njohur, prandaj njerëzit do të thonë se ti që je i biri ilegal i Papës ke nisur të ngresh në detyra të larta të ngjashmit e tu.- I tha tjetri.
-Për mua e dijnë të gjithë, por për atë e dijnë shumë pak.- Tha Cesare Borgia.
-Por e keni të shkruar të dy në fytyrë,- I tha tjetri,- nëse ti e ngjit atë në skenë, do ta kuptojnë edhe ata që nuk e dijnë.
Cesare Borgia, i cili qartësisht kishte mendimin se njerëzit e tillë janë të përshtatshit për të shërbyer për punë të këqija, megjithatë u bind dhe Makiaveli nuk e preku këtë anë të veprimtarisë së sundimtarit në librin e tij, gjë që përbën kapitullin e munguar të librit “Princi”.
Cesare Borgia mbahet si shembull I sundimtarit të paskrupullt që frymëzoi Makiavelin. Lulzim Hoxha në një anë po e kapërcen atë. Nëse Makiaveli do të kishte qenë gjallë do ta duartrokiste dhe do të shtonte kapitullin e munguar të librit të tij.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD-së para se të votojnë sot duhet të pyesin veten se në çfarë roli janë në këtë ngjarje”.



Më të lexuarat