Prapaskena

Vaksinim me detyrim/ Komiteti: Deri më datë 30 shtator të gjithë studentët, mjekët dhe pedagogët të vaksinohen

Publikuar: 30/08/2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar ditën
e sotme masat e reja kufizuese për shkak të situatës me Covid-19.

Duke ditur se muaji shtator është muaji i vaksinimeve masive, të gjithë studentët duhet të vaksinohen me të dyja dozat dhe deri më 30 shtator të paraqesin para sekretarive mësimore certifikatën e vaksinimit e cila mund të merret në e-albania. njëjti vendim vlen edhe për mësuesit, pedagogët dhe mjekët të cilët deri më 30 shtator duhet të kenë dorëzuar te punëdhënësi i tyre certfikatën.

Përjashtim bejne vetëm ata qytetare që kanë dokument mjekësor për të mos e bërë vaksinën.



Më të lexuarat