Prapaskena

Ultimatumi amerikan, Berisha takim “kokë më kokë” me Bashën

Publikuar: 30/08/2021

Shatori po vjen dhe bashkë me të fundi i afatit që Yuri Kim i la Lulzim Bashës për të vendosur për fatin e Sali Berishës.

“Shpresoj që të gjithë të mund të pushojnë mirë gjatë gushtit, por shpresoj edhe që kur të kthehen të freskët dhe të ripërtërirë në vendosmërinë e tyre për të zgjedhur të ardhmen kundrejt të kaluarës”.

Kështu u shpreh Kim në fund të muajit korrik, që i vuri ultimatum kryedemokratit për të zgjedhur mes SHBA-së dhe liderit historik të PD-së, të cilin shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë kërkoi që Lulzim Basha ta largonte nga grupi parlamentar në legjislaturën e re të Kuvendit, pasi Uashingtoni e shpalli “non grata”.

“Do të ishte tragjike nëse PD do hante bar për hir të tij” paralajmëroi Kim një muaj më parë.

Por cfarë do të vendosë Basha?

Vendimi që e pret është tepër i vështirë dhe sigurisht që mbrëmjen e sotme kjo temë ka qenë pjesë e bisedës me Sali Berishën.

“ABC” raporton se pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Berisha dhe Basha kanë zhvilluar një takim kokë më kokë mes tyre.

E ndërsa Berisha e ka bërë të qartë se do të shkojë në Kuvend, “topi” është në derën e Lulzim Bashës.



Më të lexuarat