Turqia nuk mund të injorojë mizoritë që ndodhin nëpër botë tha president i saj, Rexhep Tajip Erdogan duke iu referuar situatës së zymtë në Afganistan pas tërheqjes së trupave amerikane, që i hapi rrugën marrjes së administratës nga militantët talebanë.
“Teknologjia duhet të sjellë paqe, jo luftë. Nëse nënat në Afganistan janë të detyruara t`i hedhin fëmijët e tyre trupave të huaja nga telat me gjemba, si mundet ndërgjegjja jonë të qëndrojë në heshtje?”, shtoi kreu i shtetit turk.
Ak?nc? konsiderohet një nga dronët më të zhvilluar të botës në klasën e tij, në inventarin e Forcave të Armatosura turke.