Prapaskena

Largimi i “tradhtarit” Luan Rama! Mesazh për Kryemadhin dhe Metën, LSI po shkrihet

Publikuar: 30/08/2021

Luan Rama ka vendosur që të largohet nga të gjitha funksionet që ka në LSI, duke u ndarë kjo parti pas 13 vitesh që nga themelimi i saj. Një parti që lindi nga shkëputja e Partisë Socialiste dhe që mundësoi dhe kthimin në pushtet dhe të qëndrimit të Berishës për tetë vite në krye të qeverisjes.

Luan Rama, iku nga PS-ja së bashku me një grup personalitetesh si Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Fatos Klosi, etj, për të krijuar partinë e drejtuar nga Ilir Meta, me synimin që të krijojë edhe “polin e tretë” të politikës, pavarësisht se nuk arriti të mposhte dy partitë tradicionale, Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste. LSI-ja u kthye në parti faktor, ku Meta u bë “Kingmaker”, duke bashkëpunuar me PS dhe PD, mbajtur dhe i rrëzuar nga pushteti dy partitë gjatë kësaj dekade.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Luan Rama nënkupton se është i zhgënjyer nga LSI-ja, partia që ia kushtoi të gjitha energjitë e tij.

“Askush, kurrkund dhe në asnjë rast nuk e ka përdorur dot emrin tim për të përgojuar, për të goditur apo për të përbaltur LSI-në”, shkruan ai në një letër të gjatë lamtumire, edhe pse vetë e mohon se është e tillë.

Teksa tregon se nuk ishte një vendim i lehtë, ai thekson se drejtuesi mban përgjegjësi kur humbet zgjedhjet, siç ishin ato të 25 prillit, ku Luan Rama nuk arriti që të merrte mandatin e deputetit.

Mes të tjerash ai e mbyll mesazhin e tij se dot ë vazhdojë që të jetë kontributor i LSI-së dhe votues i saj.

Bashkëjetesa e vështirë me LSI-në

“Sot, 13 vjet pasi unë u bashkova me familjen e madhe me emrin Lëvizja Socialiste për Integrim, kam gjithë të drejtën të ndjehem i lumtur që kam qenë njëri nga pjesëtarët e kësaj familje, e cila ka luajtur rol të rëndësishëm dhe shpeshherë përcaktues në historinë politike dhe qeverisëse në Shqipëri, ashtu sikundër ndjehem krenar që emri im asnjëherë dhe për asnjë rast të vetëm, nuk i ka krijuar asnjë kosto dhe asnjë problem LSI-së”. Kjo është një pjesë e mesazhit të tij në Facebook, e që flet se ai asnjëherë nuk i ka shkaktuar probleme forcës që ka milituar dhe pse LSI-ja mund ta ketë nënvlerësuar. Përplasjet apo krisjet në LSI nisën menjëherë pas marrjes së drejtimit të kësaj force politike nga ana e Metës, i cili mori postin e presidentit. Partia u drejtua nga ana e Monika Kryemadhit. Ai vetë i pari do të ishte një nga politikanët që do të kërkonte ndjesë për dorëzimin e mandateve të deputetit. Një deklaratë që më pas u mbështet dhe nga ana e Kryemadhit, e cila pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit kërkoi ndjesë, madje dhe publike bashkëshortin të saj, president.

Kujtojmë se Luan Rama e zhvendosën dhe detyruan që të kandidonte në Vlorë. Përplasjet e vazhdueshme që linden mes tij dhe partisë që ai kandidoi në zgjedhjet e 2021 sollën deri tek vendimi i sotëm.

Luan Rama në zgjedhjet e 25 prilli u zhvendos në Vlorë, aty ku ishte stacionuar edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta. Ky i fundit në fakt, jo të promovonte Luan Ramën, por Bujar Leskajn kandidatin demokrat që drejtonte listën e PD për qarkun e Vlorës, apo dhe kandidaten e renditura të dyta apo të treta në listën e LSI-së.

Emrin e Luan Ramës nuk ishte pjesë e fjalorit të presidentit Meta në “mitingjet elektorale” që mbante ai gjoja me pretendimin e mbrojtjes së vote.

Petrit Vasili i cili është nënkryetari I LSI në një postim të tij në facebook shkruante se Vlonjatët duhet të votojnë Grisejada Myslimin e dyta në listë duke e injoruar kështu Luan Ramën.

“Vlora e ka vulosur fitoren e LSI! Dinjiteti vlonjat i listës së LSI e dërrmon listën e Astirit të batakçinjve Qendro e Gjiknuri. I nderuar të isha mes kandidatëve të listës së shkëlqyer të LSI dhe të prekja me dorë uraganin e fitores. Si vlonjat e di shumë mirë, që Vlora e ka marrë vendimin e saj absolut: Vlora do të votojë Grisejda Myslimin vajzën e saj të mrekullueshme pedagogen dhe misionaren. Vlora do të votojë Dikens Bushaj të riun e shkëlqyer patriot. Vlora do të votojë Anxhela Shenaj vajzën dinjitoze të Gjormit dhe Vlorës.Vlora do të votojë Liri Demen gruan e jashtëzakonshme dhe të nderuar. Rilindja do të provojë humbjen më të hidhur në Vlorë!”, shkruante Vasili në faqen e tij Facebook.

Emri i Luan Ramës në fakt nuk ka qenë as pjesë e targetit të kritikave apo sulmeve verbale të Damian Gjiknurit gjatë takimeve në Vlorë, i cili fokusohej vetëm tek Ilir Meta. Atë madje po e akuzonin se po bashkëpunonte me PS-në, akuzë që Luan Rama u detyrua ta hidhte poshtë.

Në mesazhin e tij të largimit nga LSI dhe nga politika, ku ka qëndruar për 30 vite Rama shkruan se : “DREJTUESI MBAN PËRGJEGJËSI, EDHE KUR NUK ËSHTË PËRGJEGJËS” një thumb drejtpërdrejt ndaj kryetares së LSI Monika Kryemadhit dhe ndaj liderit të partisë Ilir Meta.

Me këtë largim dhe me mesazhin e tij, Luan Rama la të nënkuptohej se LSI po shkrihet si parti tashmë ka ngelur kryetarja dhe disa të rinj. Kësaj partie, iu larguan së fundmi Lefter Koka, Nasip Naço, dy persona me ndikim në zonat e tyre elektorale në Durrës dhe Berat, të cilët nuk pranuan që me skemat e LSI të eliminoheshin politikisht. Tashmë LSI-ja veç rënies së numrave politikë në Parlament, po shkon drejt shkërmoqjes, të largimi të njerëzve dhe të mbështetësve të saj, pasi si një parti që është mësuar gjithë jetën me pushtet, nuk mund të rezistojë tetë vite opozitë



Më të lexuarat