Bill Gates dhe gruaja e tij nuk janë divorci i vetëm super i shtrenjtë në historinë e miliarderëve të kësaj bote.
Kur CEO i Amazon, Jeff Bezos u divorcua nga gruaja e tij prej 25 vitesh, Mackenzie, gjithashtu pagoi një shumë marramendëse.
Gjithashtu kur Jocelyn Wildenstein, e njohur në New York për operacionet plastike, u divorcua nga Alec Wildenstein, tregtar veprash arti, përfitoi plot miliarda dollarë nga ndarja. Sipas tabloidëve amerikanë, ajo gjithashtu u pagua $100 milionë për 13 vitet në vijim.
Edhe divorci i vitit 2009 mes Bernie Ecclestone, drejtues i një kompanie makinash garash në Britani dhe gruas së tij, modeles sllave Slavica, konsiderohej si një prej më të shtrenjtëve në histori.