Prapaskena

A ndikon vaksina te gratë shtatzëna? Rakacolli sqaron: Disa lajme jo shkencore u përhapën në rrjetet sociale, por organet riprodhuese…

Publikuar: 30/08/2021

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli iu bëri thirrje qytetarëve që ende nuk janë vaksinuar kundër-Covid-19, të paraqiten pranë qendrave shëndetësore për të marrë dozën e vaksinës.

Ajo theksoi se të rinjtë hezitojnë për të injektuar vaksinën pas disa teorive konsiprative se vaksina dëmton organet riprodhuese, por si mjeke ajo e mohoi këtë pretendim duke thënë se kjo nuk është e vërtetë.

“Vaksinimi është i hapur në moshat mbi 18 vjeç. Ajo që është vënë re është se nuk është ai numër i qytetarëve që ne presim që të bëjnë vaksinën. Ka një hezitim , pasi pati një përmirësim të situatës. Ka ndikuar për keq edhe te të rinjtë disa lajme jo shkencore që u përhapen në rrjetet sociale, siç janë dëmtimet në organet riprodhues, e gjë që nuk është e vërtetë.

Viruset e kaluara nuk i përzgjidhnin shumë të rinjtë, por Delta i ka prekur. Ka shumë faktor që ka ndikuar te vaksinimi. Sensibilizimi ynë ka qenë i kategorizuar te të gjitha grupet e popullsisë. Vaksinimi i detyrueshëm bëhet në të mirë të shëndetit publik. Kemi menduar, me sugjerim të Komitetit të Vaksinimit, që të nisej me ata njerëz që rriskoheshin të infektoheshin por dhe të infektonin.

Studentët dhe pedagogët, duhet të kenë bërë vaksinën deri në 30 shtator. Ata që nuk do të duan të bëjnë vaksinën, do të caktohet bërja e një analize tamponi që ata janë të shëndetshëm dhe nuk përbëjnë rrezik për komunitetin. Për muzikën nuk u ndryshua ora policore”, u shpreh Rakacolli për News24.



Më të lexuarat