Edhe pse jemi në fund të gushtit, duket Presidenti Ilir Meta po vijon pushimet.
Një ditë më parë, Meta ka publikuar një foto buzë bregdetit në Durrës, ndërsa bashkëngjitur shkruan “Çdo orë në natyrë ka poezinë e saj. Një poezi dhe kjo pasdite me pulëbardha buzë Adriatikut. Ju uroj të gjithëve një mbrëmje relaksuese”.
Por, pas këtij postimi, qytetarët kanë shpërthyer në komente kundër presidentit, duke i drejtuar edhe akuza të forta.
Qytetarët e akuzojnë Metën për vjedhje, ndërsa i kujtojnë se vjeshta po afron dhe se SPAK, sipas tyre po punon dhe së shpejti do të shkojë edhe tek presidenti.
“Kur njeriu zbret nga mali e është i përkëdhelur i regjimit. Kthehet në kafshë i babëzitur për pasuri. Uroj ta gezosh mundin tënd në burg me zonjen tënde ne nje burg tjetër gëzofshit pasurinë e vjedhur ! Fund i bukur për të babëzitur.”-shkruan një qytetar.
Ndërsa një tjetër shkruan “Qesh qesh, por kush qesh i fundit qesh më së miri. SPAK po punojnë dhe ja vjeshta erdhi. Plako kështu e ka jeta…”.
Më tej, një tjetër shkruan “Po juve ju lumtë nga malet e thepisura në breg të detit verr verr me llafe. Bëtë nga një vilë në çdo cep të Shqipërisë. Rek rek me gurore, jam e unë tash njëzet vjet po s’kam shpi. Ju lumtë, po vetëm se rehat besoj nuk flini”.
Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan “Gëzoju detit deri në shtator se vetë do ti futesh në këmbë deri sa të mos të të shikojë SPAK , futu aq thellë që mos të të shikojnë më Shqiptarët se ka florinj në fund të detit.”
“Shijoje natyrën se si pas gjasave së shpejti do vijën SPAK-u”-shkruan një tjetër qytetar.