Si duket në vendin tonë është bërë “trend” që dasmorët të bllokojnë rrugën dhe tja marrin valles në mes të rrugës.
Kështu ka ndodhur edhe në Fushë-Krujë, ku krushqit pasi kanë marrë nusen kanë ndaluar në rrugë dhe ia kanë marrë valles.
Në videon e poshtme të publikuar nga “joq” shihet kur një grua del nga makina dhe ja nis kërcimit me një shami në dorë.
Sipas personit që ka publikuar videon thotë se makina kishte ndaluar kur semafori ishte i kuq.
Kujtojmë që një ngjarje e tillë ndodhi edhe në Laç, ku një makinë bllokoi autostradën teksa merrnin valles, ndërsa në Tiranë 4 vajza bllokuan rrugën për të zhvilluar një video për “tik tok”.