Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në të gdhirë një grup afganësh që mbërritën në vendin tonë. Në shoqërinë e ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, kreu i qeverisë priti 60 qytetarë të shpëtuar nga Afganistani, i cili ra në dorë të regjimit të talebanëve.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pritur sot në të gdhirë një grup afganësh në aeroportin e Rinasit. Teksa shoqërohej nga ambasadorja e SHBA, Yuri Kim dhe ministrja, Olta Xhaçka, kreu i qeverisë priti 60 qytetarë të shpëtuar nga Afganistani. Ky i fundit ra në dorë të regjimit të talebanëve.
Ndërkohë përmes një postimi në profilin zyrtar të “Facebook”, Rama thekson se deri më tani kanë mbërritur në vendin tonë 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq.
“Mirëmëngjes pa u gdhirë”, Rama: Deri sot kanë
Postimi i kryeministrit:
MIRËMËNGJES PA U GDHIRË ?
dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë?.