Prapaskena

VIDEO/ Grushte e shkelma në Parlament, plas sherri mes deputetëve

Publikuar: 27/08/2021

Deputetët armenë janë zënë me grushte për të tretën herë brenda dy ditësh në ambientet e Parlamentit duke u bërë lajm në të gjithë mediat e botës.

Një ndër përplasjet fizike të ditës së djeshme nisi për shkak se njëri nga deputetët e partisë që ka maxhorancën i quajti tradhtarë disa nga ministrat e Mbrojtjes nisur nga qasja e tyre në reformimin e ushtrisë për t’i bërë ballë Azerbajxhanit.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, lideri i opozitës Vahe Hakobian e quajti kryeministrin Nikol Pashinyan “gënjeshtar populist”, duke bërë që të ndërhynte kreu i Parlamentit për t’i kërkuar deputetit që të largohej nga salla. Pas refuzimit të tij, kryeparlamentari thirri rojet e sigurisë, por kjo shkaktoi ndërhyrjen e deputetëve të tjerë opozitare duke rezultuar në një përplasje me grushte.

Armenia është duke përjetuar tensione të forta politike pas humbjes së luftës me Azerbajxhanin për rajonin e Nagorni Karabakh-ut, i cili ishte territor azer por nën administrimin e armenëve. Lufta e vjeshtës së vitit të shkuar bëri që armenët të largoheshin nga Nagorni Karabakh me humbje të mëdha, gjë që ka shkaktuar reagime të forta ndaj kryeministrit Pashniyan në vend.



Më të lexuarat