Një zjarr masiv ka shpërthyer ditën e sotme në Leamington Spa, Angli dhe një person rezulton i zhdukur.
Zjarri ka përfshirë fabrikën kimike Leeson Polyurethanes në Tachbrook Industrial Estate.
Shërbimi zjarrfikës dhe ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar personin e zhdukur, ndërsa njerëzve që jetojnë 70 metra larg zjarrit, u është kërkuar të mbajnë dyert dhe dritaret e tyre të mbyllura.
Retë e zeza të tymit mbuluan zonën, ndërsa pamjet u përshkruan si ‘apokaliptike’ dhe ‘si një film katastrofe’.
Banorët pohuan se kishin dëgjuar shpërthime aty pranë. Policia ka konfirmuar se zjarri shpërtheu në uzinën kimike Leeson Polyurethenes.