Prapaskena

Prag tragjedie në Has, i riu rrëmben sëpatën dhe tenton të qëllojë prindërit, arrestohet në flagrancë nga policia

Publikuar: 27/08/2021

Një 27-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Hasit, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë dy prindërit e tij.

27-vjeçari u arrestua në flagrancë nga uniformat blu, duke bërë në këtë mënyrë shmangien e një krimi dhe tragjedie të rëndë në familje.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë: Has

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has kanë arrestuar në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. H., 27 vjeç, banues në Krumë, pasi dyshohet se ka kanosur me sëpatë prindërit e tij, në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.



Më të lexuarat