Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha nëpërmjet zëdhënësit John Kirby se ushtria amerikane është e përgatitur për sulme të tjera. “Ne ende besojmë se ka kërcënime të tjera,” thotë zëdhënësi i Pentagonit, duke shtuar: “Në fakt, unë do të thoja kërcënime specifike, të besueshme.”
Më herët në konferencë, Kirby tha se SHBA planifikon të respektojnë afatin e evakuimit brenda më 31 gusht. Në total 111,000 njerëz janë larguar nga Afganistani si pjesë e misionit të evakuimit. Ende ka rreth 5.400 afganë në aeroportin e Kabulit që presin për t’u larguar nga vendi.