Prapaskena

Nisen drejt Shqipërisë dy avionë të tjerë me afganë, pritet të mbërrijnë para mesnatës

Publikuar: 27/08/2021

Ministria e Jashtme njofton se do të mbërrijnë mbrëmjen e sotme dy avionë me afganë në Shqipëri.

“Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.



Më të lexuarat