Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me arrestimin e Ferdinant Llanajt, i cili u prangos në kuadër ë një operacioni anti-kanabis në Selenicë të Vlorës. 43-vjeçari, i njohur si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, nuk është emër i panjohur për policinë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se Llanaj i ka shpëtuar një atentati në tetor të 2017-ës, ku ai bashkë me të birin dhe shokun e tij, Dritan Begaj i shpëtuan breshërisë së plumbave në rrugën “Transballkanike”, pranë një karburanti në Vlorë. Llanaj në këtë ngjarje mbeti i plagosur.
Ferdinanti është djali i Baftjar Llanajt, i ekzekutuar në 15 qershor të 2011-ës, në afërsi të Selenicës për hakmarrje. Po ashtu, Ferdinanti është vëllai i Aleksander Llanajt, u cili në 2015-ën vrau 3 persona në Masakrën e Çoles, ndërkohë që është dënuar me burg përjetë.
Ditën e sotme, gjatë kontrollit në territorin e banesës dhe përreth territorit të banesës së Ferdinant Llanaj u gjeten rreth 600 bimë kanabis sativa të kultivuara dhe një sasi e vogël në formë boçesh.