Prapaskena

Jemi në fazën më të rrezikshme, Biden: Shpërthime të tjera mund të ndodhin në Kabul!

Publikuar: 27/08/2021

Duke folur nga dhoma e konferencave në Shtëpinë e Bardhë, Sekretarja e Shtypit Jen Psaki thotë se ushtria amerikane ka hyrë në fazën “më të rrezikshme” të misionit të saj në Afganistan sepse përfshin sjelljen e trupave dhe pajisjeve në shtëpi.

Ajo shton se numri i të evakuuarve ka të ngjarë të bjerë në ditët në vijim, ndërsa përsërit se SHBA do të tërheqë ushtrinë e saj deri në afatin e përcaktuar të 31 gushtit.

Misioni, do t’i japë përparësi qytetarëve amerikanë të mbetur në Afganistan që duan të largohen.

Presidenti amerikan Joe Biden është paralajmëruar se një sulm tjetër terrorist në kryeqytetin afgan, Kabul ka të ngjarë të ndodhë në ditët në vijim, thotë një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Në takimin me ekipin e tij të sigurisë kombëtare, Biden tha se po merreshin të gjitha masat e mundshme për të mbrojtur personelin amerikan dhe të tjerët në aeroportin e qytetit.



Më të lexuarat