Prapaskena

Arrestohet efektivi i FNSH në Tiranë! SHÇBA i zbulon ngjarjen e rëndë (Emri)

Publikuar: 27/08/2021

Një efektiv i Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë është arrestuar pasi ka plagosur dy persona gjatë një konflikti.

Sipas News24, në pranga ka rënë Sajmir Halilaj i cili, mbrëmjen e djeshme u përfshi në një konflikt fizik me dy persona të tjerë teksa ishte jashtë detyrës.

SHÇBA bën me dije se gjatë sherrit, efektivi i FNSH-së i ka shkaktuar dëme shtetasve me iniciale A.Ll. 53 vjeç dhe R.Ll. 15 vjeç duke i shkaktuar frakturë në krah.

Njoftimi i SHÇBA-së:

Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë ka arrestuar sot në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor S.H., 50 vjeç, me detyrë Trupë Operacionale në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.

Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të shtetasve A.LL. dhe R.LL., si dhe të dhënave dhe fakteve të administruara nga kryerja e hetimeve paraprake. Konkretisht, në orët e vona të mbrëmjes së datës 26.08.2021, punonjësi i policisë S.H. (jashtë detyre) është përfshirë në një konflikt fizik me kallëzuesit dhe si pasojë e veprimeve të dhunshme, për shkak të intimidimit me anë të uniformës së Policisë, ai i ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme shtetasit A.LL., 53 vjeç, si dhe frakturë në krah, shtetasit R.LL., 15 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për hetime të mëtejshme.



Më të lexuarat