Prapaskena

Afganët në Shqipëri/ Rama i takon në hotelet në Durrës, u jep dhurata fëmijëve: Ia dolët…tani filloni të mësoni shqip! Afgania: Faleminderit për bujarinë, erdhëm nga ferri në parajsë

Publikuar: 27/08/2021

Me dhurata në duar për t’u uruar mirëseardhjen, kryeministri Edi Rama ka vizituar 121 fëmijë, gra e burra nga Afganistani, të strehuar në hotelet në Durrës, pasi mbërritën në vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shpëtuar nga sulmet terroriste në Kabul që kanë sjellë një bilanc tragjik viktimash.

Duke arritur që të shpëtojnë nga kthetrat e rrezikshme të talebanëve, të strehuarit shprehen se ndihen silkur kanë ardhur nga ferri në parajsë. Një grua e cila fliste anglisht, e ka prezantuar kryeministrin Edi Rama me të afganët e tjerë. Falenderimet për kryeministrin kanë qenë të pafundme, e ndërsa ky i fundit thotë se edhe shqiptarët kanë qenë në një pozitë të tillë vite më parë dhe se e kuptojnë shumë mirë situatën në të cilën ndodhen.

Me lodra në duar, fëmijëve u shihet buzëqeshja në sy. Fati deshi që njëri prej tyre ditëlindjen e parë ta festonte në Shqipëri dhe jo në atdheun e tij, ku nga momenti në moment priten shpërthime të tjera për të frenuar evakuimet. Gjatë shpërndarjes së dhuratave dhe prezantimeve, kryeministri nuk ka kursyer as batutat me fëmijët. Ndërsa ka mësuar për dëshirat e fëmijëve, Rama u ka sugjeruar atyre që të fillojnë të mësojnë shqip.Pjesë nga biseda e Ramës me afganët e strehuar në Durrës:

Gruaja afgane: Faleminderit për bujarinë që keni treguar për grupin tonë, nuk është e lehtë për të strehuar njerëz krejt papritur, por kolegët tuaj po bëjnë të pamundurën

Rama: Kemi qenë në këtë pozitë e dimë se çfarë është

Gruaja afgane: Çdo gjë është në rregull këtu e përsosur.

Rama: Pa ia dolët. Iu është dashur të kaloni shumë por më në fund…

Gruaja afgane: Ska qenë e lehtë për të qenë fort të ndershëm duket si një makth nga i cili do të zgjohemi dhe gjërat do të jenë ndryshe. Duket si të vish nga ferri në parajsë.

Rama: Kemi sjellë disa gjëra për fëmijët, do një top basketbolli.

Gruaja afgane: ky është bashkëshorti im dhe vajza.

Rama: Spiderman, e do një…

Gruaja afgane: Ky i vogli këti ka ditëlindjen e parë. Ditëlindja e parë në Shqipëri

Rama: Gëzuar ditëlindjen… Ju sollëm disa gjëra të vogla. (shpërndan lodrat). A ai pëlqen futbollin. (i jep topin një fëmije). Tani duhet të fillojmë të mësojmë shqip ( ata qeshin)

Gruaja afgane: Faleminderit kryeministër. Na keni mbështetur shumë dhe ju jemi falënderuar

Rama: Ju thashë edhe ne kemi qenë në këtë pozitë vite më parë.



Më të lexuarat