Rëndohet bilanci i aksidentit të ndodhur në vendin e quajtur Qafë Muzinë në aksin Sarandë-Gjirokastër, pasi ka shkuar në 5 numri i viktimave.
Policia bën me dije se edhe viktima e 5-të ka qenë pasagjer i furgonit që ra në kanal pasi u përplas me një mjet tip “Land Rover”. Mes viktimave është edhe shoferi i furgonit Bardhi Prodo, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për aksidentin ku u përplasën mjetet tip “Land Rover” me mjetin tip furgon dhe si pasojë humbën jetën 4 shtetas, ju informojmë se ka ndërruar jet dhe një shtetas tjetër i cili ishte pasagjer i mjetit tip furgon.