Në ditën e tretë të kampit të të rinjve të LRI-së, karrigia e kryetares, Monika Kryemadhi nuk ishte bosh, si herë të tjera. Pas një periudhe shumë të gjatë që ishte jashtë vëmendjes së opinionit publik, më konkretisht që pas disfatës në 25 prill, Kryemadhi u shfaq mes të rinjve të LRI-së, njësoj si vite më parë.
Numri një i LSI-së zgjodhi që të mos mbante një fjalim përballë të rinjve që duan të futen në politikë, por nuk kaloi pa u vënë re ndryshimi i saj rrënjësor në pamje, ku u shfaq me flokë të prera shkurt. Ky rikthim në LRI dhe falenderimi i Ardit Çelës, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, qarku Berat, e përloti atë.
Kryemadhi është parë gjithnjë e më shumë larg LSI-së, pas rezultatin skandaloz më 25 prill.
Dalja e fundit e Kryemadhit ishte ajo në Budapest, disa muaj më parë, në ceremoninë e vendosjes së përmendores së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo si drejtuese e LSI-së, por si Zonja e Parë e vendit, një post që më herët kishte refuzuar ta merrte.