Vritet me armë zjarri në Malësi të Madhe Sokol Çelaj. Atij i është bërë atentat teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, në rrethana ende të paqarta.
Pasi është transportuar në spitalin e Shkodrës Sokol Çelaj ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i policise:
Më datë 26.08.2021, rreth orës 22:50, në fshatin Reç, Malësi e Madhe, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi S. Ç. i cili ka qenë duke lëvizur me automjetin e tij. Shtetasi S.Ç, pasi është transportuar në spitalin e Shkodrês ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.