Prapaskena

Rama: Qeveria e re shpallet javën e ardhshme, kemi një skuadër kampione, mesazh për të larguarit

Publikuar: 25/08/2021

Qeveria “Rama 3” do të shpallet javën e ardhshme. Kryeministri Edi Rama deklaroi në mbledhjen e fundit me ministrat aktualë se duhet të vazhdojnë punën deri në largimin nga detyra për të mos humbur asnjë minutë.

Ai tha se fokusi do të jetë te kryesia efektive dhe stoli i rezervave në një skuadër kampione duke e quajtur këtë avantazh përballë kundërshtarëve.

“Qeveria e re do të shpallet javen e ardhshme dhe ju normalisht do të vijoni punën deri në minutën e kalimit të detyrës pa lënë asnjë minutë të shkojë kot.

Fatmirësisht kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për çdo rol dhe kampionati 4-vjeçar që ka nisur të nesërmen e zgjedhjeve të fundit kërkon një kryesi efektive dhe një stol rezervash për të pasur mundësi për energjizimin e skuadrës.

Ky është avantazhi jonë përballë kundërshtarëve. Ju falenderoj për këtë kohë sfiduese që kaluam së bashku që dua ta mbani parasysh edhe nëse nuk do jeni në mbledhjen e parë të qeverisë së re”, tha Rama.



Më të lexuarat