Prapaskena

A do shtrëngohen masat anti-Covid? Komiteti i Ekspertëve në konferencë urgjente

Publikuar: 25/08/2021

Komiteti Teknik i Ekspertëve do të dalë pas pak në një konferencë për media. Komiteti do të mbajë një komunikim në orën 10:30, ndërsa nuk dihet nëse do të njoftojë masa të reja kufizuese.

Deri më tani, nuk është paralajmëruar për masa të reja, por javët e fundit ka shënuar një rritje të ndjeshme kurba e infektimeve nga koronavirusi.

Shkak për rritjen e infektimeve është bërë qarkullimi masiv i variantit Delta në vend, që është një variant shumë herë më i transmetueshëm se variantet e tjera të virusit Covid-19.



Më të lexuarat