Prapaskena

RENEA me makina pa logo zbarkon në Elbasan, dy grupet “shkundin” 20 lokale në qytet

Publikuar: 24/08/2021

Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, duke zhvilluar kontrolle të befasishme në disa zona të ndryshme të qytetit si dhe në biznese në private.

Deri më tani janë kontrolluar 20 lokale, por nuk bëhet me dije nëse ka apo jo persona të shoqëruar.

Forcat RENEA janë ndarë në dy grupe me makina pa logo.

Aksioni vjen një ditë pas vrasjes së Bledar Muçës në Lushnje, dhëndrit të anëtatit të grupit ‘Hakmarrja për Drejtësi’.

Kjo është hera e dytë brenda muaji që RENEA “blindon” Elbasanin në formë të befasishme.



Më të lexuarat