Prapaskena

LRI në Jalë/ Monika Kryemadhi e lë bosh karrigen e kryetares

Publikuar: 24/08/2021

Pavarësisht disfatës së rëndë në 25 Prill, LSI nuk e ka prishur traditën e kampingut të të rinjve simpatizantë të saj në Jalë, si çdo verë.

Por ajo që ra në sy kësaj radhe është mungesa e kryetares së Levizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, që për herë të parë ka munguar në këtë aktivitet aq të preferuar për të.

Kryemadhi ka kohë që nuk ka dalë në publik, që pas humbjes së 25 Prillit.

Qëndrimet e LSI-së janë përcjellë kryesisht nga Petrit Vasili që e ka zëvëndësuar edhe sot mes të rinjve.



Më të lexuarat