Prapaskena

Ekzekutimi i 34-vjeçarit në Lushnje, Bledar Muçaj ishte duke pirë kafe me kunatin kur u qëllua për vdekje! 5 të plagosurit e tjerë, jashtë rrezikut për jetën

Publikuar: 24/08/2021

Vijojnë të dalin të tjera detaje nga ngjarja e rëndë që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Lushnje, ku u ekzekutua me armë zjarri në lokalin e tij, 34-vjeçarii Bledar Muça.

Bëhet me dije se Muçaj ka qenë duke pirë kafe me kunatin e tij, Judin Velo, i cili mbeti i plagosur.

Po ashtu plumbat kapën edhe Ervis Tafën, Sara Liçin, 24 vjeç, Eksara Saulin 26 vjeç dhe Majlinda Gjylin 66 vjeçe, të cilët fatmirësish ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Autorët dyshohet se kanë qenë 2, ku njëri ka zbritur nga makina tip Golf me ngjyrë të zezë dhe ka qëlluar të paktën rreth 20 herë me breshëri kallashnikovi drejt lokalit ku ishte ulur shënjestra. Plumbat dyshohet se i kanë kapur rastësisht 5 të plagosurit.

E gjithë kjo skenë ka ndodhur ndërsa lokali ka qenë i mbushur me njerëz, përfshirë gra, të cilët janë tmerruar teksa po konsumonin kafe.

Pas atentatit është gjetur një makinë e djegur poshtë urës së Rrogozhinës në Lushnje, që dyshohet se është e atentatorëve të Bledar Muçës. Atentatorët janë ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar.

Nuk ka ende informacione nëse viktima ka qenë person problematik apo i përfshirë në ngjarje kriminale më parë, ndërsa policia vijon punën për identifikimin e autorëve.



Më të lexuarat