Prapaskena

Habiti të gjithë/ Gruaja nga Korça: E kam tra dhtuar burrin dhe jam krenare dhe do të…

Publikuar: 24/08/2021

Unë që po ju shkruaj jam një nënë me dy fëmijë nga një zonë afër Korçës. Jam martuar para tetë vjetësh me një djalë që jetonte vetëm 40 minuta larg nga zona ku jetoja unë me familjen time. Për këtë djalin ndërhyri xhaxhai im. Pretendenti, që më pas u bë burri im, jetonte prej disa vitesh në Greqi, bashkë me vëllain e tij. Prindërit e mi jetonin në Itali dhe unë jetoja bashkë me gjyshen, por kur u fejova, ata erdhën e ndenjën disa muaj derisa u martova unë, pastaj ikën përsëri te vëllai im sepse jetonin me atë.

Gjatë kohës që isha e fejuar, i fejuari im vinte shpesh nga Greqia dhe më trajtonte mirë, por unë nuk isha shumë e entuziazmuar prej kësaj fejese, e kisha marrë më tepër si diçka që duhej ta bëja sa për sy e faqe, sepse më kishte kaluar koha për t’u martuar. Të paktën kështu e mendonin prindërit dhe fisi im, sepse unë as që e kisha ndërmend të martohesha. Djali ishte simpatik e tërheqës dhe kjo gjë më pëlqente, edhe pse në mendjen time nuk ishte e rëndësishme që ai të ishte patjetër i bukur, por ime më, më thoshte gjithmonë që burri duhet të ketë patjetër autoritet dhe të jetë i pashëm, që të ketë lezet kur të hyjë në derë…

Pasi u martova, ngela menjëherë shtatzënë me vajzën e parë. Në atë kohë isha akoma në Shqipëri. Më erdhi edhe bashkëshorti nga jashtë dhe ndenjëm rreth një muaj bashkë. Unë ndenja me vjehrrën e vjehrrin për më shumë se një vit. Ajo kohë ka qenë relativisht e qetë; vjehrra ime ishte e dashur, por shumë lajkatare dhe shumë dinake.

Unë i vija pas avazit dhe ajo kënaqej me këtë fakt. Mjaftonte kjo gjë, për të mos pasur konflikte në familje. Nuk më kushtonte asgjë që t’i bëja qejfin asaj, se sa kisha ndenjur, nuk do të rrija me të. Vajza më ishte bërë gati një vjeçe kur bashkëshorti erdhi në verë për të na marrë të dyjave. Ikëm në Greqi të tre dhe rruga ishte shumë e gjatë. Ai jetonte në një zonë shumë të bukur turistike në Greqi, ishte mrekullia vetë!

Nuk kisha parë kurrë më parë në jetën time një plazh aq të bukur sa atje. Relievi ishte i ndërthurur, kodrinor dhe bregdetar, ishte vendi ideal për të jetuar. Njerëzit ishin të dashur dhe miqësorë. Ia kalonim mirë. Burri më kishte premtuar se do të më fuste në kurs për të marrë patentën dhe se do të më blinte makinë, por atë vit ngela shtatzënë me vajzën e dytë dhe nuk e bëra dot kursin e patentës. Unë nuk punoja, por rrija në shtëpi ku rrisja dy vajzat derisa ato të bëheshin për të shkuar në kopsht.

Kur ato u rritën dhe kishin moshën e duhur për në kopsht, unë, pak a shumë e kisha mësuar gjuhën dhe isha orientuar me vendin, ndaj isha në gjendje të kërkoja për punë. Bëra kursin e patentës dhe e mora pa problem, se kisha bërë guida bashkë me burrin. Ai më kishte mësuar pak a shumë edhe pajisjet e makinës apo ndërrimet e marshit në ngjitje apo zbritje. Tashmë, gocat i kisha rregulluar në kopsht, burri ishte në punë, kurse unë isha gjithë ditën pa punë e mërzitesha. Nisa kërkimet për punë dhe gjeta në një lokal, por duhet të punoja natën.

Më ka marrë malli të shoh edhe një herë të dashurin tim. Nuk jam bërë aspak pishman që e tr adhtova burrin tim! Të paktën një gjë në jetë e bëra siç doja unë, sepse të gjitha gjërat e tjera i kam bërë për hir të familjes time, të burrit dhe të vajzave të mia…



Më të lexuarat