“Njerëz kujdes nga mashtrimi! Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë që pilulat e Açai-t të ndihmojnë për rënien në peshë”. Ky është alarmi i Qendrës për Shkencë në Interesin Publik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qendër e cila paralajmëroi qytetarët amerikanë të mos harxhonin paratë duke blerë produktin Açai, pasi efektet gjoja çudibërëse në dobësim, janë vetëm një mashtrim.
Për këtë arsye, disa gjykata në SHBA kanë ndaluar reklamat mashtruese për Açain. Në një kohë kur SHBA kanë nisur prej vitesh masat për të mbrojtur qytetarët, në Shqipëri po lulëzon një rrjet kriminal, i cili mashtron çdo ditë shqiptarët, duke u shitur pilulat e Açait.
Në deklaratë e Qendrës për Shkencë në Interesin Publik në SHBA thuhet ndër të tjera: “Nuk ka asnjë provë që të sugjerojë që pilulat Açai do të ndihmojnë në heqjen e kilogramëve, rrafshimin e barkut, pastrimin e zorrës së trashë, rritjen e dëshirës seksuale ose kryerjen e ndonjë prej funksioneve të tjera të reklamuara zakonisht. Në të vërtetë, lëngu açai ka nivele me antioksidantë më pak se ai i lëngjeve të rrushit, boronicës dhe qershisë së zezë… Asnjë provë e besueshme nuk sugjeron që antioksidantët nxisin humbjen e peshës”.
Në deklaratë citohet Prokurori i Përgjithshëm Richard Blumenthal, i cili thotë se “Nuk ka manaferra magjike nga pyjet brazilianë që shërojnë mbipeshën – vetëm boshatisje të kartave të kreditit dhe premtime boshe për humbje peshe”.
Në paralajmërimin e Qendrës për Shkencë në Interesin Publik në SHBA thuhet se departamentet anti-mashtrim në disa banka kanë bllokuar pagesat e konsumatorëve për rrjetin që shet Açain, për shkak të mashtrimit. Ky është linku i qëndrimit të Qendrës për Shkencë në Interesin Publik në SHBA për Açain: (https://cspinet.org/new/200903231.html).
Reagimi i institucioneve në SHBA për të ndaluar mashtrimin kriminal është i përmasave të mëdha, ndërkohë që në Shqipëri po bëhet kërdinë dhe prokuroria nuk është vënë ende në lëvizje për të goditur kokat e rrjetit.
Komisioni Federal i Tregtisë (FTC), një agjenci qeveritare amerikane për të verifikuar mashtrimin e qytetarëve përmes reklamave të rreme, ka bërë një raport për këtë çështje. Komisioni Federal i Tregtisë urdhëroi ndalimin e reklamimit të pilulave që gjoja të dobësojnë. Kreu i komisionit Timothy Muris lëshoi këtë mesazh pas hetimit: “Nuk ka pilulë magjike për humbjen e peshës, Produktet mashtruese të humbjes së peshës synojnë njerëz të dëshpëruar për të humbur peshë dhe të gatshëm të provojnë pothuajse gjithçka”.
Ky është linku i raportit të FTC: (https://www.chicagotribune.com/news/ct-xpm-2003-12-10-0312120459-story.html).
Po ashtu, gjykatat e Illinois, New Jersey, New York, Washington, Michigan dhe Georgia kanë ndaluar reklamimin e Açait për gjoja dobësim, duke pranuar pretendimet e Komisioni Federal i Tregtisë se pilula është një mashtrim. Përveç goditjes federale, Prokurorja e Përgjithshme e Illinois Lisa Madigan ka kërkuar ndëshkimin e një prej krerëve të rrjetit. (https://abcnews.go.com/Health/Diet/acai-diet-scam-fake-news-sites-alleged-deceptive/story?id=13419343).
Gjithashtu, skandali i mashtrimit me Açai ka pushtuar mediat amerikane dhe ka vënë në lëvizjes organet ligjzbatuese, ndërsa në Shqipëri gënjeshtra vijon në heshtje me ‘AçaiOne”, nën hundën e policisë dhe prokurorisë, duke u marrë mijërave qytetarëve para, me pretendimin se do të humbim 10 kg brenda pak ditëve, një gënjeshtër banale dhe e trashë, por që synon të manipulojë njerëz të dëshpëruar që besojnë se do të humbim kilet e tepërta me pilula magjike.
Po çfarë thonë ekspertët e antioksidantëve, ekspertët shëndetit dhe ushqimit në SHBA dh BE për Açain?! Në vijim detaje tronditëse!/Pamfleti