Bleçar Muça, pronar i bar “Pedonale” u ekzekutua sonte me armë zjarri në lokalin e tij në qendër të qytetit të Lushnjes. Ai ishte në tavolinë kur u qëllua për vdekje, ndërsa breshëria e plumbave kapi edhe tre persona të tjerë, mes tyre një vajzë.
Një burim tha se Muça nuk njihet si tip problematik në Lushnje. Ai ishte i martuar me mbesën e Roland Shytit, personazh i dosjes “Hakmarrja për Drejtësi” i njohur me nofkën “Mustaqekuqi”.
Pronari i lokalit që u vra sonte ka një fëmijë në mitur.