Prapaskena

“Kam vrarë gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem”, problemet ekonomike shuajnë familjen

Publikuar: 23/08/2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një person ka vrarë gruan dhe vajzën e tij.

Mediat italiane bëjnë me dije se kanë mbetur të vdekur 70-vjeçari italian, Salvatore Staltari, bashkëshortja e tij 41-vjeçare me origjinë nga Filipinet, Catherine Panis dhe vajza e çiftit, Stefania Staltari vetëm 15 vjeçe.

Bëhet me dije se 70-vjeçari pasi kishte kryer aktin e rëndë ka telefonuar policinë duke thënë “kam vrarë gruan dhe vajzën, tani do vetëvritem”.

Si duket 70-vjeçari pasi ka mbyllur telefonin ka vrarë veten. Policia kur ka shkuar në vendin e ngjarjes ka gjetur të pajetë tre personat e familjes Staltari.

Nga të dhënat e para, mësohet se familja po përballej me probleme ekonomike. Po ashtu, 70-vjeçari, i cili kishte precedentë penalë në të shkuarën, raportohet se vuante nga depresioni.



Më të lexuarat