Varianti “Delta” është bërë mjaft shqetësues për Kosovën duke rritur numrin e të prekurve dhe të vdekurve nga dita në ditë.
Suela Gusterani Pepaj, 20 vjeçe ndërroi jetë një ditë më parë në spital pas komplikacioneve nga koronavirusi.
E reja është më origjinë nga Tropoja, e martuar në Gjakovë.
Në një postim në Facebook, faqja Gjakova Sot ngushëllon familjarët duke njoftuar gjithashtu se varrimi i së resë bëhet sot në orën 16:00 në fshatin Gusteran, Tropojë.
Kosova po kap rekorde infektimesh gjatë ditëve të fundit, ndërsa vetëm dje ndërruan jetë 11 persona prej koronavirusit.