Prapaskena

Ekzekutimi i Bledar Muçajt në lokalin e tij, kush janë tre personat e tjerë të plagosur

Publikuar: 23/08/2021

Bledar Muça ka mbetur i vdekur mbrëmjen e sotme pas të shtënave me armë në lokalin e tij, ndërkohë Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi kanë mbetur të plagosur.

Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.

Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.



Më të lexuarat