Prapaskena

Ndahet nga jeta avokati i njohur Shpëtim Beqiraj

Publikuar: 22/08/2021

Është ndarë nga jeta në mënyrë të parakohshme avokati i njohur Shpëtim Beqiraj.

Ai ishte një personalitet në fusshën e avokatisë, profesion të cilin e ushtroi prej më shumë se 20 vitesh. Beqiraj ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e avokatisë dhe shërbimeve ligjore në Shqipëri.

Avokati njihej për përkushtimin, profesionalizmin dhe ekspertizën e tij të kualifikuar, veçanërisht në fushën e të drejtës civile, tregtare, financiare dhe atë të biznesit. Gjate karrierës së tij, Avokat Shpëtim Beqiraj ka këshilluar, përfaqësuar dhe mbrojtur shumë kompani të njohura, vendase dhe të huaja.

Ndarja nga jeta në menyre të parakohshme e tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët, por të gjithë kolegët e tij avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë.



Më të lexuarat