Mihal Delijorgji njihet si ndërtues i kullave të luksit, por në fakt është “trusti i zi” i ndërtimit, prapa të cilit qëndrojnë 5 familjet e sundimit mafioz të trazicionit, Nano- Meta- Berisha- Rama- Basha, të bashkuar në këtë biznes mafioz me logo “Delijorgji”.
Përveç Çim Fushës, Salillarit, Bashkim Ulajt, Sadri Abazit etj; edhe nëpërmjet Delijorgjit, këto familje politike po investojnë, shumëfishojnë dhe fshehin miliardat e korrupsionit e trafiqeve me ndërtime në Tiranë, ku vetëm bosit të Gërdecit i kanë besuar 40% të krejt biznesit të komplekseve me kulla e pallate mbi troje prona shtetërore.
Deri në vitin 1998, Mihal Delijorgji ishte emigrant anonim me 8 klasë shkollë e 1 vit kurs eskavatorist, që punonte pastrues kanalesh bujqësore në Greqi; por befas u shfaq në zyrat e pushtetit Nano-Meta-Majko, si biznesmeni që do “pastronte” miliardat e piramidave.
E nisi me skrapin e nxjerr nga tanket e ushtrisë, që Fatos Nano e Ilir Meta ia shitën duke përdorur ministrin Pandeli Majko; dhe Delijorgji i bëri hekur special, nëpërmjet firmës metalurgjike “Hellenic Vehicle Industry”, me pronar Evangellos Mytilineos, i njohur si mik i Fatos Nanos.
Mjaftoi një kontratë e lidhur mes Pandeli Majkos e Mihal Delijorgjit, për blerje tankesh me nga 300 mijë lekë copa; për të zhvatur edhe afro 40% të topave, pajisje, makineri e materiale prej çeliku special, hekuri, alumini, zingu e bakri, ish-rezerva të ushtrisë që u tjetërsuan në hekur ndërtimi.
Vetëm në bazën ushtarake “Arshi Lengo” në jug, u grumbulluan 142 tanke e 136 topa të Korpusit Gjirokastër e Batalionit-Delvinë-Sarandë, prodhim ruso-kinez me peshë nga 16 ton, 35 ton e 40 ton secili, por u shitën me nga 100 mijë e 300 mijë lekë; ndërsa materialet dhe pajiset e tjera metalike iu dhanë falas e pa dokumente.
Me urdhër të ministrit Pandeli Majko, tankeve e topave iu sharruan tytat dhe brenda 1 jave, filloi ngarkimi në trajlera pa targa e me logo “Përparimi Sh.A-Shkozet”, që rezulton se ishte kompania e grekut Evangellos Mytilineos, por me administrator Mihal e Kristo Delijorgji.
Paralelisht me skrapin e tankeve, Mihal Delijorgji filloi të përlante falas dhe strukturat metalike e makineri të 350 ish-ndërrmarrjeve shtetërore, të cilat u vodhën duke u kosinderuar “pastrim mjedisesh”; ndërsa nëpërmjet baxhanakut të tij Blendi Gonxhe, Zv/kryetar i Bashkisë, filloi të ndërtonte pallate e kulla në Tiranë.
Pas vitit 2005, Mihal Delijorgji u afrua nga pushtetin “Berisha”, për të bërë biznesin e trafikut të municioneve luftarake e skrapit me predha; po nëpërmjet firmës “Përparimi Sh.A-Shkozet” si grumbulluese municonesh dhe demontimin e tyre në Gërdec me firmën “Albademil”.
Dihet sa miliona dollarë pasuri ushtarake, u vodhën me biznesin e Gërdecit e çfarë tragjedie njerëzore ndodhi; pas të cilës Mihal Delijogji u dënua dhe u lirua si i pafajshëm me dëmpërblim nga shteti, ndërsa Fatmir Mediu e Shkëlzen Berisha nuk u prekën.
Pas lirimit nga burgu, më 2013-ën, Mihal Delijorgji u bë pjesë e grupit “Basha” në Bashkinë Tiranë; dhe nisi biznesin ndërtimit të pallateve e kullave, duke përdorur emrin e firmës së skrapit “Përparimi Sh.A”, biznes në të cilin, Lulzim Basha kishte përfaqësues kunatin e tij, Erjon Isufi.
Më pas, për shkak të zhurmës mediatike që bëri ky fakt, më 8 korrik 2015, vetëm 1 muaj pas ardhjes së Erjon Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë; Mihal Delijorgji krijoi firmën “Park Construction Albania” me adminisratore gruan e tij Vjollca Delijorgji dhe krye-menazhere kushërirën e parë të gruas, Elda Gonxhe, gruaja e ish Zv/kryetarit Blendi Gonxhe.
Në Vijim do publikojmë:
– Cilat janë “rrënjët dhe gjurmët e zeza” mafioze në Greqi, Qipro e Shqipëri, të firmës së skrapit “Përparimi Sh.A”; dhe çfarë konfliktesh kanë patur me ish-biznesmenim e vrarë të hekurit?
– Sa leje ndërtimi e sa sipërfaqe troje falas dhe me çmim si tokë bujqësore në Mirditë, i kanë dhënë Lulzim Basha e Erjon Veliaj, firmës “Park Construction Albania” të Mihal Delijorgjit; a ka paguar taksa në bashki dhe a ka dorëzuar në Bashki, 3% sipërfaqe të ndërtimit sipas ligjit?
– Cilët shefa politike, qeverie, policie e drejtësie, kanë marrë apartamente, zyra, dyqane e garazhe falas, ose me kontrata fictive blerjeje në kompleksin “Delijorgji”, të Ish-Parku në Tiranë; dhe a ka pazar për truallin te Parku i Ministrisë së Brendshme, ngjitur me këtë kompleks?/Pamfleti