Prapaskena

Kaosi në Kapshticë/ Radhë kilometrike në pikën kufitare

Publikuar: 22/08/2021

Vijon radha kilometrike në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Sipas informacioneve nga kjo pikë, bëhet e ditur se problem ka qenë nga pala greke. Kjo e fundit e ka nisur punën me një sportel duke krijuar radhë të gjata pritjesh nga qytetarë të ndryshëm që kthehen për në Greqi.

Aktualisht sipas informacioneve zyrtare nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës situata është normalizuar, mësohet se është vetëm një km radhë nga automjetet që po presin, të cilët do të vonohen në varësi të procedurave që ndiqen për shkak të COVID.

Të dyja palët aktualisht po punojnë me sportele maksimale.



Më të lexuarat