Prapaskena

Shpërndanin kokainë e kanabis tek ish-Parku, Yzberisht dhe Kombinat, shoqërohet efektivi i RENEA-s dhe 4 persona të tjerë!

Publikuar: 21/08/2021

SHÇBA ka goditur një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike në disa lagje në Tiranë, ku është ndaluar edhe një efektiv policie.

Burime bëjnë me dije se është ndaluar një anëtar i Forcave Speciale Renea, Real Luli, 27-vjeç dhe 4 persona të tjerë, Jurgen Vaid Luli, 30 vjeç, Gertjan Harapi, 26 vjeç, Gevi Spahia, 27-vjeç dhe Ergi Sala, 26 vjeç.

Policia ka kontrolluar disa banesa në zonën e ish-Parkut pasi ka pasur informacione se në to jetonin shpërndarës të lëndëve narkotike.

Gjatë operacionit deri tani policia njofton se janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë. Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.

Grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusave”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.

Zona e ish-Parkut prej vitesh është përdorur nga shpërndarësit e drogës. Në mes të muajit qershor u godit një grup i ngjashëm ku u arrestuan dhjetëra persona.



Më të lexuarat