Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në Tiranë, arrestuan babë e bir në kuadër të operacionit të koduar “KASHARI”, kundër veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe armëmbajtjes pa leje.
Në pranga ranë shtetasit Fatmir Sulaj, 56 vjeç dhe Hamdi Sulaj, 25 vjeç.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Kashar, në brendësi të banesës, gjatë kontrollit të ushtruar, në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike”, tha policia.
Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Kultivim i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim.