Prapaskena

Pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, Edi Rama publikon pamjet: Për herë të parë këtë vit rruga është e asfaltuar, deri në Teqen e Abaz Aliut

Publikuar: 21/08/2021

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e rrugës së re që të çon në Malin e Tomorrit. Çdo vit në këtë periudhë, në Majën e Shenjtë të Tomorrit zhvillohet pelegrinazhi 5 ditor i pelegrinëve.

“Mirëmëngjes, dhe me rrugën e re të pelegrinazhit për në Majën e Shenjtë të Tomorrit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama dhe ndan pamjet e mëposhtme.

Për herë të parë këtë vit, rruga që të çon në Malin e Tomorrit ëhstë e asfaltuar deri në Teqen e Abaz Aliut. Pothuajse çdo vit më parë, pelegrinët kanë apeluar që rruga të asfaltohej ishte shumë e vështirë të shkojë ne vendin e shenjtë.

Pas shumë premtimeve në vite, të shumë qeverive, këtë vit pelegrinët për herë të parë do të shkojnë me makinat e tyre deri në Majën e Shenjtë të Tomorrit. Festa e Shenjtë e Bektashinjve fillon më datë 20 gusht dhe vazhdon deri më 25 gusht.



Më të lexuarat