Tre hajdutë shqiptarë u arrestuan nga policia greke pak javë më parë për 11 vjedhje në zonën e Atikës. Mediat greke kanë publikuar pamjet e një prej episodeve të vjedhjeve dhe grabitjeve të bandës shqiptare që terrorizoi pronarët e dyqaneve në Greqi.
Njëri nga shqiptarët futej brenda zyrave ose dyqaneve me pretekstin e shpërndarjes së fletëpalosjeve për kaluar më pas te hapi i radhës, grabitja, ndërsa shoku priste jashtë me motor për t’u larguar me shpejtësi.
Por në një moment, njëri nga shqiptarët që u fut për të vjedhur u përlesh me pronarin e dyqanit. Tashmë shqiptarët janë të arrestuar dhe po presin vendimin e gjykatës për krimin e kryer.