Prapaskena

Fotoja që duhej të zhdukej / Stalini pasi Hitleri e sulmoi pabesisht, gjeneralët prisnin urdhrat e tij

Publikuar: 21/08/2021

Kjo fotografi e paautorizuar e Stalinit brenda Kremlinit tregon pikërisht momentin kur ai u informua se ushtritë gjermane po e merrin Kiev-in (gusht 1941). Fotografinë e ka bërë kryeredaktori i Komsomolskaya Pravda, i cili e ruajti fshehurazi në kundërshtim me urdhrat për ta shkatërruar atë pasi konsiderohej se nuk e paraqiste Stalinin pozitivisht.

Operacioni Barbarossa, sulmi gjerman mbi Bashkimin Sovjetik, ishte operacioni më i madh ushtarak i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë operacion morën pjesë mijëra avionë, tanke, armë artilerie dhe më shumë se gjashtë milion ushtarë. Operacioni vuri përballë njëri-tjetrit dy nga regjimet ndoshta më totalitare në histori.

Sidoqoftë, në javët e para të operacionit, nuk dukej si përplasja e dy gjigantëve. Përparimi gjerman dukej si shëtitje verore – Ushtria e Kuqe thjesht nuk ishte në gjendje t’i sfidonte ata. Komandantët sovjetikë u hutuan dhe udhëheqja shtetërore nuk dukej askund.

Stalini kishte aq besim të madh se Hitleri nuk do të sulmonte saqë kur e kuptoi natën e 21 qershorit se gjermanët po vinin, ai ishte hutuar plotësisht. Kur ministri i tij i jashtëm, Molotov, i dha shpalljen e luftës nga Gjermania, vetëm zemërimi e mbajti që të mos shëmbej përtokë.

Padyshim Stalini ishte ndikuar nga keqinformimet. Ai nuk besonte se Hitleri do të’ braktiste traditat e Ostpolitik të Bismarkut, sipas së cilave Gjermania duhej të shmangte përfshirjen ushtarake në Rusi, ndërkohë qe ishte e angazhuar në perëndim.

Midis anëtarëve të Byrosë Politike dhe Komandës së Lartë Sovjetike, ekzistonte një opinion i fortë se lufta do të shmangej. Zhdanov mendonte se Gjermania ishte e zënë me luftën kundër Britanisë dhe e paaftë për të luftuar në dy fronte. Më 20 mars 194, gjenerali Filipp Golikov, kreu i inteligjencës ushtarake, i paraqiti Stalinit një raport mbi përqendrimin e trupave gjermane në zonat kufitare, por shprehu mendimin se informacioni mund të ketë origjinë nga shërbimet e inteligjencës britanike dhe gjermane.

Në fillim të majit, Kuznetsov i dërgoi një raport të ngjashëm Stalinit, për afrimin e luftës. Informacioni ishte marrë nga atasheu detar sovjetik në Berlin. Ashtu si Golikov, ai nuk e vlerësoj raportin, duke shtuar se sipas tij, informacioni ishte i rremë dhe i përhapur nga ndonjë agjenci e huaj.

Në fakt Stalini për disa muaj pas pushtimit, pati një krizë nervore, ai nuk dha asnjë urdhër, duke shkaktuar kaos në front dhe duke përshpejtuar përparimin gjerman. Ai u kthye në Dacha-n e tij dhe më në fund disa Gjeneralë Sovjetikë shkuan për ta vizituar.

Kur hapi derën, ai priste që të arrestohej dhe ekzekutohej, por, në vend të kësaj, ata iu lutën t’i drejtonte pasi askush tjetër nuk mund ta udhehiqte luftën. Ai moment e bëri të kuptojë se çfarë fuqi kishte. Politika e spastrimeve e Stalinit kishte funksionuar: ata ishin krejtësisht të varur nga ai dhe askush prej tyre nuk kishte atë kurajo.



Më të lexuarat