Prapaskena

Drejtonte rrjetin e shpërndarjes së kokainës në Tiranë, kush është efektivi i RENEA-s i arrestuar nga SHÇBA

Publikuar: 21/08/2021

Mbrëmjen e djeshme SHÇBA ka shkatërruar një grup të shpërndarjes së drogës, ku mes të ndaluarve ishte edhe një efektiv i RENEA-s.

Bëhet fjalë për Real Luli, “koka” e grupit të shpërndarjes së drogës në disa pika të Tiranës. Luli u kap në flagrancë bashkë me 4 persona të tjerë ndërkohë që po shpërndanin kokainë dhe kanabis gjatë një operacion anti-drogë nga SHÇBA.

Në pranga ranë edhe 4 persona të tjerë Jurgen Luli, 30 vjeç, Gertjan Harapi, 26 vjeç, Gevi Spahia, 27-vjeç dhe Ergi Sala, 26 vjeç.

Grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxënësve. Policia ka kontrolluar banesat e të arrestuarve, ndërsa ka sekuestruar kokainë, kanabis, para dhe armë.



Më të lexuarat