Prapaskena

Sulm vetëvrasës me bombë në kryeqytet, plagosen të paktën tre persona, dy ushtarë midis tyre. Të plagosurit dërgohen në spital, policia: U shkaktua nga një sulmues i veshur me jelek vetëvrasës

Publikuar: 20/08/2021

Të paktën dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm vetëvrasës me bombë në kryeqytetin somalez Mogadishu.

Një zyrtar i policisë në Mogadishu, duke fulr për AA në kushte anonimiteti, tha se vendi i shpërthimit ishte pranë selisë së Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës dhe Sigurisë, ndërsa në mesin e të vrarëve është edhe një ushtar.

“Policia beson se sulmi u shkaktua nga një sulmues vetëvrasës i veshur me një jelek vetëvrasës, por është duke u zhvilluar hetim”, tha zyrtari, duke kërkuar anonimitet pasi nuk është i autorizuar të prononcohet për mediat.

Ai theksoi se të paktën tre persona u plagosën në sulm, përfshirë dy ushtarë, duke shtuar se të plagosurit u dërguan në spitale për trajtim.

Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për sulmin, por grupi terrorist al-Shabaab që vepron në Somali ka marrë përgjegjësinë për sulmet e fundit në vend.

Al-Shabaab, një degë e Al-Kaedës, mori përgjegjësinë për një sulm me kamion-bombë në tetor të vitit 2017 në kryeqytetin Mogadishu, që shkaktoi vdekjen e rreth 600 personave, që është sulmi më i keq në historinë e vendit.



Më të lexuarat