Prapaskena

Skënder Topi si “Bafjtari”; rektori feston datëlindjen me banket e aheng në ambientet e universitetit

Publikuar: 20/08/2021

Ky rast nuk duhet trajtuar si shkelje ligji, po duhet përshëndetur si “ide kontemporane e risi inovative”, mbasi deri sot, është i vetmi rektor në Shqipëri, që ka futur si “risi” në sistemin e lartë arsimor, përdorjen e sallave të universitetit për ahengje private; “model” që në Elbasan mund të futet edhe si kurrikulë mësimore, meqë këtë vit është hapur dhe dega “Bachelor e Master” për turizëm e menazhim eventesh… “master” është vetë rektori.

Pedagogët e universitetit të Elbasanit, janë ekzaltuar kur krye-sekretarja i ka njoftuar, se në datën 13 gusht 2021, rektori Skënder Topi i kishte ftuar në festën për 55 vjetorin e lindjes së tij.

U përhap fjala, se “Kenua” do bënte aheng të madh, ngaqë datëlindja i koinçidonte me 5 vjetorin në krye të universitetit dhe me blerjen e shtëpisë së rradhës dhe klinikës në Tiranë; pra, 3 gëzime në një ditë e kështu ndodhi…

Veçse me surprizën, se ahengu nuk do bëhej në lokalin e preferuar në periferi të Elbasanit, ku ai shkon pas firmosjes së diplomave e ku bëri dy darkat e zgjedhjes dhe rizgjedhjes rektor, por brenda universitetit; prandaj një ditë më parë, salla e Bibliotekës ishte përshtatur si sallë diskoje.

Siç shihet dhe në video, rektori Topi nuk është vetëm personazhi kryesor i festës, por edhe krye-hangexhiu i saj, që përzgjedh këngët, muzikën e fton vartësit të futen në valle.

Mbase e ka patur nga afshi i pijeve dhe euforia e kolegëve që i bënin ‘hosana’, por para vartësve, miqve e familjarëve që kishte ftuar, Skënder Topi zbuloi dhe talentin si këngëtar, duke u harbuar si ata te kënga “Baftjar-Baftjar”.

Ata që e njohin, thonë se ka përvojë në organizim festash brenda institucioneve, qysh nga koha ku ka qenë drejtues në spitale, por atëherë i bënte me pak persona e më konfidenciale.

Ai mund ta bënte festën dhe te Bar-Restoranti brenda univesitetit, të cilin ia ka dhënë në përdorim me qira simbolike një familjari të tij, po nuk donte t’i dëmtonte biznesin, mbasi këto ditë është i tejmbushur me studentë vjeshtukë e sekserë; por simbolikisht i dhuroi pijet.

Ky rast nuk duhet trajtuar si shkelje ligji, por duhet përshëndetur si “ide kontemporane e risi inovative”, pasi deri sot, është i vetmi rektor në Shqipëri, që ka futur në sistemin e lartë arsimor, përdorjen e sallave të universitetit për ahengje private.

Madje pas ahengut, ky “model” ka frymëzuar rektorin, për ta propozuar në Senat, që ahengjet e nivelit si datëlindja e tij, mund të futen dhe si kurrikulë mësimore, këtë vit që u hap dega “Bachelor për turizëm e menaxhim eventesh.

E pse jo, kur festa e datëlindjes së shefit, ishte sukses që mund të shërbëjë dhe si “përvojë biznesi” në vazhdim, që brenda universtetit të bëhen dhe fejesa e dasma me qira mjedisesh; fundja plotësohen lekët që firojnë nga tenderët e dietat “qoka”./Pamfleti



Më të lexuarat