Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Oriola Pampuri, ka reaguar përmes një postimi në facebook në lidhje me vendimin e Ministrisë së Arsimit për shtyrjen me dy javë të nisjes së vitit të ri shkollor.
Pampuri thekson se kjo është një dëshmi e dështimit të mësimit online dhe po përpiqen që përmes mësimit plotësues të mbyllin hendeqet e krijuara te nxënësit.
Teksa deklaron se mësimi plotësues duhej bërë gjatë muajve të verës kur infektimet ishin të pakta, Pampuri thekson se ministria e Arsimit ka dështuar në meanaxhimin e pandemisë në mësimdhënie.
Postimi i Oriola Pampurit: Shtyrja e vitit shkollor dëshmon se Ministria e Ç’arsimit ka dështuar me mësimin online dhe mësuesit ndihmës per familjet me femijet me aftësi te kufizuar.
Boshllëqet nga dështimi i mësimit online dhe mangësitë në mësues ndihmës nuk mund të zgjidhen duke shtyrë datën e nisjes së procesit mësimor, e cila ne vetvete nuk bën gjë tjetër veçse krijon hendeqe te tjera per nxenesit, sa i përket njohurive për vitin e ardhshëm mësimor. I gjithë ky ç’organizim vjen pikërisht nga paaftësia për të menaxhuar situatën përballë pandemisë, si me mësimin online, ashtu edhe me mësuesit ndihmës.
Detyra e qeverisë ishte të bënte mësim plotësues gjatë verës, kur infektimet ishin të pakta. Ndërsa shtyrja e tanishme e mësimit do të ketë efekte zinxhir për mësimdhënien, për familjet, në kushtet e rritjes së kurbës së infektimeve në vjeshtë. Asnjë mësim nuk nxorrën nga viti i shkuar, përkundrazi, vijojnë të veprojnë pa plan, duke lënë në mëshirë të fatit nxënësit dhe mësuesit.