Prapaskena

Vdes një shqiptar dukë bërë plazh në Itali, detaje nga ngjarja e rëndë

Publikuar: 19/08/2021

Një shtetas shqiptar që jetonte dhe punonte prej vitesh në Itali është mbytur duke notuar në një plazh të këtij vendi.

Mesut Sinameta, 62-vjeç banues në Pistoia, gjeti vdekjen ditën e mërkure teksa lahej, në Marina di Vecchiano.

Ai kishte shkuar në plazh me familjen e tij, por pësoi goditje në zemër në kohën që u fut për të notuar.

Roja bregdetare italiane, e nxorri në breg 62-vjeçarin dhe i dha ndihmën e pare, madje mjeket përdoren edhe defibrilatorin, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që shqiptari të jetonte.



Më të lexuarat